Njohje që nga gjimnazi/ Veliaj: Këta janë politikanët që bashkëpunoj edhe sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Njohje që nga gjimnazi/ Veliaj: Këta janë politikanët që bashkëpunoj edhe sot

Sot ata janë kolegë dhe bashkëpunëtor të afërt, ndërsa dikur kanë qenë i njëjti brez mature që kanë studiuar në gjimnazin Sami Frashëri në kryeqytet.

 

Erion Veliaj ka ndarë me Vilma Mashën në Studio Sport disa nga emrat e miqëve të tij të vjetër, që siç tha kryebashkiaku i ruan si një thesar.

 

Advertisement

Me një pjesë të ministreve të kabineteti qeveritar si Ogerta Manastirliu, Delina Ibrahimaj, Frida Krifca apo Elva Margaritin, Veliaj ka qenë në një brez gjimnazi. Po ashtu, edhe me nënkryetarin e Bashkisë Arbian Maznikun.

 

Pjesë e këtij brezi ka qenë edhe deputetja e PD Jorida Tabaku e shumë kolegë të tjerë.

 

Advertisement

Kam ruajtur si thesar miqtë e vjetër. Unë sot punoj ende me çunat dhe gocat që kam njohur në gjimnaz. Shumë njerëz nuk e dinë, por psh Arbi Mazniku ka qenë trajneri im i debatit që kur bënim kampionatet e debatit në gjimnaz. Shumë prej çunave dhe gocave në politikë Ogertën, Elvën, Delinën, Fridën i njoh që nga gjenerata jonë e Samiut. Mbaj mend ka qenë gjenerata Fuga, Erla Mëhilli, Jorida e shumë prej kolegëve tani. Qyteti vërtet është me 1 milionë banorë, por prap kush njihej që nga mosha e adoleshencës akoma quhet koleg dhe bashkëpunëtor sot. E më vjen mirë që ky rreth vjen duke u rritur”, tha Veliaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy