Nuk plotësonin standardet e sigurisë/ AKU gjobit 8 biznese, sekuestron 330 kg ushqime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk plotësonin standardet e sigurisë/ AKU gjobit 8 biznese, sekuestron 330 kg ushqime

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndëshkuar 8 biznese për shkak të mosplotësimit të kushteve të sigurisë ushqimore. AKU njofton se gjatë inspektimit ka konstatuar se në këto biznese tregtimi i ushqimit bëhej në mënyrë të pasigurt dhe ka vendosur që të gjobisë subjektet që nuk kanë përmbushur standardet.

 

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në 21 subjekte, në 8 prej këtyre subjekteve është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt,në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë etiketimi dhe mosrealizim detyrash të lëna”, njofton AKU.

 

Advertisement

Si pasojë, janë sekuestruar 330 kg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum.

 

“Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën 11 masa admnistrative me gjobë në vlerën e 1’700’000 lekëve, si dhe janë vendosur dy masa bllokimi në sasinë e 330 kg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet pandërprerë në terren në garantimin e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 21 inspektime dhe monitorime gjatë muajit shkurt në të gjithë vendin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy