Nuk pranoi t’i çonte klientit kafen në banesë, shqiptari qëllohet me armë në Greqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk pranoi t’i çonte klientit kafen në banesë, shqiptari qëllohet me armë në Greqi

Një incident me të shtëna armësh ka ndodhur sot në Galatsi të Greqisë. Disa persona, kishin bërë një porosi online dhe shpërndarësi ishte me origjinë shqiptare.

Kur shqiptari shkoi aty ku ishte bërë porosia, njëri prej tyre i hodhi çelësat nga ballkoni dhe i kërkoi të ngjitej lart për t’i çuar kafenë. Shpërndarësi nuk pranoi dhe filloi një debat mes tyre.

Shqiptari u largua dhe u kthye në dyqanin ku punon, por burri që kishte bërë porosinë e ndoqi, së bashku me dy shokët e tij, të cilët ndoshta ishin të pranishëm në incidentin jashtë apartamentit dhe kur e pa filloi të qëllonte, duke shkaktuar dëme në një makinë të parkuar, para dyqanit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy