Numërimi afër fundit/ PS ka 130 mijë vota më shumë se PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Numërimi afër fundit/ PS ka 130 mijë vota më shumë se PD

Procesi I numërimit për subjektet politike po shkon drejt fundit ndërsa fundi I këtij procesi po betonon gjithnjë e më shumë mandatin e trete qeverises të PS.

Deri tani janë numëruar 4728 qëndra votimi nga 5199 në total në të gjithë vendin.

Numërimi është mbyllur në disa qarqe si Kukës, Dibër, Berat, Gjirokastër dhe Elbasan.

PS ka grumbulluarf deri tani 682426 vota ndërsa PD ka marrë deri tani 552873 vota.

Advertisement

Force e trete është LSI me 91 mijë vota ndërsa PSD mbi 31 mijë vota.

Sa I takon përqindjeve PS ka marrë 48.61% të votave, PD me 39.38% ndërsa LSI 6.92.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy