Numëruesit e votave/ Vendi i katërt hidhet nesër me short mes PL-së dhe PDIU-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Numëruesit e votave/ Vendi i katërt hidhet nesër me short mes PL-së dhe PDIU-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti sot një mbledhje për caktimin e anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

KQZ vendosi që tre anëtarë t’i takojnë Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, konkretisht dy PS-së dhe 1 PD-së.

 

Advertisement

Ndërkohë, teksa është diskutuar për vendin e katërt, ka pasur debate mes Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Partisë së Lirisë.

 

Duke qenë se nuk pati një dakordësi, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se vendimi përfundimtar do të merret nesër me short.

 

Advertisement

Kështu, në grupet e numërimit të votave 2 anëtarë do të jenë të Partisë Socialiste, një anëtar i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt dhe për anëtarin e katërt do të vendosë nesër shorti mes PL-së dhe PDIU-së.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy