Dhuna në familje mbetet nje fenomen shqetesues qe here pas here ka cuar edhe ne tragjedi.
Në Belsh, forcat e rendit arrestuan nje person dhe nje tjeter është procedar në gjendje të lirë, pikerisht per shkak te nje konflikti familjar.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë 61-vjeçarja me iniciale F.T, e cila ka rrahur nusen e djalit, ndonese ajo ka qenë ne urdhër mbrojtje.
Ndërsa kjo e fundit, është proceduar në gjendje të lirë për dhunën që ka ushtruar ndaj vjehrrit të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasen F. T., 61 vjeçe, banuese në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj, shtetases M. T., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.