Nxjerrja e të dhënave personal/ Flet patronazhisti i Sali Berishës: E mora me sportivitet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nxjerrja e të dhënave personal/ Flet patronazhisti i Sali Berishës: E mora me sportivitet

Publikimi i të dhënave personale nga portali e-Albania, të përdorura nga PS për zgjedhjet e 25 prillit, është kthyer në një çështje shqetësuese dhe ka shkaktuar shumë debat.

Mes shumë shumë emrave të njohur, në listë është edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, patronazhisti i të cilit ishte gazetari i njohur sportive, Ervin Baku. I ftuar në emisionin “7pa5” në “Vizion Plus”, Baku tha se u befasua kur u informua nga mediat, duke e cilësuar absurd.

Baku tha mes të tjerash se nxjerrja e të dhënave është një shkelje e të drejtave të njeriut.

“E kam marrë me sportivitet këtë lajm që ka dalë këto ditë. Jemi në muajin prill dhe dihet me çfare feste fillon ky muaj. Me Berishën kam marrëdhënie shumë të mira që datojnë që nga koha ime në Strasburg, por nuk ndikojnë në bindjet e mia sportive, kulturore, artistike, apo edhe politike. Unë nuk jam në dijeni, më duket shumë butaforike. Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Jam kundër këtyre praktikave. Realisht jam kundër këtyre praktikave. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Une e mora me shumë sportivitet.”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy