
Sot në Serbi do të mbahet konferenca e radhës e “Open Balkan”. Mbledhja pritet të zhvillohet në parlamentin Serb në Beograd, ku do të marrin pjesë edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak.
Kryeministri Edi Rama, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov do t’i bashkohet konferencës online.
Kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.
Ndërkohë takimi i radhës pritet që të zhvillohet në muajin dhjetor në Tiranë për të deklaruar fitoret e deritanishme.
Advertisement