Operacion antidrogë në Tiranë/ Arrestohen dy persona, u kapën me kokainë dhe mijra euro me vete (DETAJET+EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Operacion antidrogë në Tiranë/ Arrestohen dy persona, u kapën me kokainë dhe mijra euro me vete (DETAJET+EMRAT)

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në Tiranë, në rrugën “Mikel Maruli”

 

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona me 2 kg kokainë.

 

Advertisement

Operacioni në vijim nga agjentët antidrogë dhe pritet të shihet nëse do të ketë arrestime të tjera.

 

Policia bën me dije se dy të rinjve, përkatësisht Izmir Bahiti 29 vjeç dhe Nertil Dalipi 37 vjeç, të cilëve u janë kapur edhe 5250 euro dhe 120 mijë lekë të rinj, një automjet dhe 3 aparate celularë.

 

Advertisement

Dy të arrestuarit janë nga Elbasani, ndërsa policia ka shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e tyre.

 

Tiranë/Transportonin 2 kg e 30 gramë kokainë, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

 

Advertisement

Finalizohet operacioni i koduar “Furnizuesit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

 

Advertisement

Sekuestrohen 2 kg e 30 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj, një automjet dhe 3 aparate celulare.

 

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një pune të mirëfilltë hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Furnizuesit”.

 

Advertisement

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

-I. B., 29 vjeç dhe N. D., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.

 

Advertisement

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. H.

 

Në rrugën “Mikel Maruli”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin I. B. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë, të cilat u sekuesteuan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj dhe 3 aparate celulare.   

 

Advertisement

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy