
Finalizohet një tjetër operacion anti drogë nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes.
Operacioni u zhvillua gjatë natës së djeshme. Dhjetra persona u shoqëruan në ambjentet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre.
Advertisement
Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.
Burime bëjnë me dije se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg kannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek.
Advertisement
Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare.