Operacion i madh antidrogë në Korçë, 8 të arrestuar dhe shumë banesa e lokale të bastisura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Operacion i madh antidrogë në Korçë, 8 të arrestuar dhe shumë banesa e lokale të bastisura

Finalizohet një tjetër operacion anti drogë nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes.

 

Operacioni u zhvillua gjatë natës së djeshme. Dhjetra persona u  shoqëruan në ambjentet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre.

 

Advertisement

Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.

 

Burime bëjnë me dije se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg kannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek.

 

Advertisement

Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy