Bëni Like Struga.info në Facebook


Operacioni antidrogë në Pogradec/ Policia: 3 të arrestuar, mes tyre një vajzë. U kap 58 kg kanabis

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Operacioni antidrogë në Pogradec/ Policia: 3 të arrestuar, mes tyre një vajzë. U kap 58 kg kanabis

Policia e Pogradecit ka reaguar për operacionin që u zhvillua gjatë natës së kaluar.

 

 

Nga operacioni janë arrestuar tre persona e janë shpallur në kërkim dy të tjerë, mes tyre një I mitur 17-vjeç dhe një vajzë 28-vjeç. Gjithashtu janë sekuestruar 58 kilogramë kanabis.

Advertisement

 

 

Lënda narkotike është transportuar nga Tirana drejt Pogradecit nga tre shtetasit e arrestuar dhe do të kalohej në Maqedoninë e Veriut nga dy shtetasit e shpallur në kërkim.

 

Advertisement

 

Qafë Thanë/Pogradec

Finalizohet faza e trembëdhjetë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar 1 vit më parë.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, në drejtim të shtetit maqedonas.

Advertisement

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Restart”, nisur më datë 07.11.2021, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Pogradec, finalizuan me sukses fazën e trembëdhjetë të tij.

Si rezultat i saj, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve:

Advertisement

– E. F., 28 vjeçe, banuese në Tiranë; M. K., 17 vjeç, banues në Krujë; L. B., 32 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec.

Shërbimet e Policisë në bazë të inteligjencës informative se në drejtim të Maqedonisë, nëpërmjet zonës së fshatit Lin, Pogradec, do të trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, kanë organizuar punën dhe në Qafë Thanë kanë konstatuar automjetin tip “Volksëagen” pranë të cilit ndodhej shtetasi L. B. Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasja E. F; dhe shtetasit M. K. e L. B., kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës.

Advertisement

Po nga veprimet e para hetimore rezulton se trafikimin e sasisë së drogës në drejtim të Maqedonisë, do ta kryenin dy shtetasit e shpallur në kërkim F. S. dhe G. S.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy