
Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje mbi mega operacionin e një ditë më parë në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe Dea-n amerikane, ku u godit një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe që merrej me trafikimin e drogës.
Policia njofton se ka sekuestruar 28 kg kanabis si dhe 45 mijë euro dhe 2.5 mln lekë.
Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Sokol Bizhga thekson se sasia e lëndës narkotike është gjetur pranë vendit ku është djegur veliera që vinte nga Mali i Zi.
Gjatë operacionit janë shoqëruar dhjetë persona, të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.
Po ashtu, mësohet se janë bllokuar katër gomone, me të cilat dyshohet se kryhej transporti i drogës.
Në momentin që kanë pikasur policinë, të akuzuarit për trafik droge i vunë flakën velierës.