Operacioni i bujshëm në Laç e Mamurras, vetëm një i arrestuar dhe 5 të shoqëruar për verifikim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Operacioni i bujshëm në Laç e Mamurras, vetëm një i arrestuar dhe 5 të shoqëruar për verifikim

Policia e Shtetit dha detaje mbi operacionin e madh të zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Lezhës, ku janë kryer kontrolle në shumë shtëpi, biznese dhe ambjente të tjera për persona në kërkim, drogë dhe armë.

RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH, dhe policia e Lezhës e Kurbinit arretsuan një 30 vjecar dhe shoqëruan për verifikim 5 persona me precedent të mëparshëm penal.

 

Si rezultat i kontrollev , raporton Vizion Plus, në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë  “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste shtetasit C. K.,  30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm  pa leje.

Advertisement

 

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes se  targave  të shpallura në kërkim nga DVP Shkodër të vjedhura më datë 19.09.2019, të cilat  u gjetën brenda ambienteve rrethuese  të objektit.

 

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit C. K., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Vjedhja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

 

Kontrollet kanë vijuar edhe në disa ambiente të tjera në qarkun e Lezhës, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim disa persona me precedent të mëparshëm penal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy