Oponenca ndaj Albin Kurtit, LDK: Jemi parti institucionaliste, s’dalim në protesta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Oponenca ndaj Albin Kurtit, LDK: Jemi parti institucionaliste, s’dalim në protesta

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë për Albanian Post se LDK-ja është parti institucionaliste, kur është pyetur rreth kritikave ndaj partisë së tij për mos pjesëmarrje në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës të organizuar nga Partia Social Demokrate.

”S’duhet të kritikohemi pse s’kemi dalë në rrugë, sepse nuk njehmi si parti e tillë, ne jemi parti institucionaliste”, tha Haziri.

Por, ai ka theksuar se LDK-ja di të protestojë dhe se këtë e ka dëshmuar ndër vite.

”Ne rezistencën politike e kemi bërë me protesta, por kundër një regjimi politik që nuk ekziston më në Kosovë”, shtoi ai.

Advertisement

Megjithatë, ai vuri në pah se partia e tij është kundër shtrenjtimit të rrymës, por këtë pakënaqësi s’kanë në plan ta shprehin me protesta.

“Ne politikisht do të vazhdojmë ta kundërshtojmë me gjitha mjetet brenda institucioneve të shtetit”.

“Ky është qëndrimi deri në këtë moment, se çfarë mund të ndodh më vonë do të jetë çështje e vlerësimeve të kryesisë së partisë”.

Të shtunën e 29 janarit është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërsa disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate janë përplasur me Policinë e Kosovës.

Advertisement

“Kryeministri aktual ka 10 vjet që ka folur për dëmet e privatizimit të distribucionit dhe kurrkush ma shumë se ky kryeministër nuk i ka bërë favor kësaj kompanie private. Brenda kësaj ndërtese është një ‘tuc’, një frikacak. Por, bash që është ‘tuc’ është i rrezikshëm”, theksoi Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy