“Opozita ka hyrë në një cikël shkërmoqje…”/ Gjiknuri: PS, e hapur për të bashkëpunuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Opozita ka hyrë në një cikël shkërmoqje…”/ Gjiknuri: PS, e hapur për të bashkëpunuar

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, nga Elbasani, ku mori pjesë në festimet e Ditës së Verës, u shpreh se socialistët kanë qenë gjithmonë të hapur për të bashkëpunuar me opozitën.

 

Ai siguroi se qeveria është e gatshme për të dëgjuar çdokënd, ndërsa shtoi se pas zgjedhjeve të pjesshme vendore, opozita ka hyrë në një cikël shkërmoqje.

 

Advertisement

“Ju e dini që opozita e sotme është akoma më shumë ‘kuturu’. Pas 6 Marsit ka hyrë në një cikël shkërmoqje, kam frikë se pa kthim. Megjithatë, Partia Socialiste dëshiron që opozita të jetë sa më shpejt një interlokutore e riformatuar me qëllim që ne të kemi mundësi që të dialogojmë. Është për të keqen e tyre dhe liderëve të tyre, sidomos ata që kanë mbaruar punë me të ardhmen e Shqipërisë, që vazhdojnë ta mbajnë peng atë opozitë dhe praktikisht nuk sjellin atë pranverën që dëgjuan të gjithë shqiptarët për bashkëpunimin për të ardhmen.  Në fund të fundit ka edhe njerëz që këto ditë predikuan për protesta por shikoni edhe vlerat qytetare të  cilët janë me mijëra e mijëra që kanë më shumë besim te e ardhmja, te paqja, te siguria. Mendoj se kjo është përgjigja e masës më të madhe të shqiptarëve. Qeveria është këtu për të dëgjuar çdokënd dhe për të bërë gjithçka që është brenda mundësive të saj”, theksoi Gjiknuri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy