Opozita: Lehtësoni mallrat e shportës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita: Lehtësoni mallrat e shportës

Partia Demokratike i është rikthyer një propozimi të vjetër, atë të uljës së TVSH-së për ushqimet nga 20 në 6%, me synim lehtësimin e kostos së jetesës për familjet shqiptare.

Edhe pse një masë e tillë nuk është zbatuar nga asnjë mazhorancë, Arbi Agalliu, deputet i PD tha në emisionin “E-ZONE” në “Vizion Plus” se tashmë Shqipëria po përballet me një realitet të ri ekonomik, ndaj dhe kjo masë vjen në kohën e duhur.

“Sot më shumë se sa kurrë më parë është koha që qeveria të ulë këtë detyrim në mënyrë që familjet shqiptare të arrijnë të përballojnë jetesën e tyre, nga rritja e çmimeve. Ne besojmë fort që filozofia e taksave të ulta nëse zbatohet siç duhet dhe jo me klientelizëm, do të bëjë që këto para të mos shkojnë në duart e oligarkëve, por te lehtësimi i buxheteve familjare.”

PD pritet të depozitojë në Kuvend nismën, e cila sipas të gjitha gjasave do të refuzohet nga qeveria, si një masë që nuk përkthehet në uljen e çmimeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy