
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështeti protestën e pedagogëve për rritjen e pagës. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se ata s’po kërkojnë asgjë më shumë se kolegët e tyre në Kosovë, të cilët sot paguhen pothuaj dy herë më shumë se pedagogët në Tiranë.
SALI BERISHA
AdvertisementKRYETAR I PD
“Kërkoj plotësimin e menjëheshëm të kërkesave të sindikatës së universiteteve. U bëj thirrje qytetarëve, të mbështesin me të gjithë potencialin e tyre kauzën e drejtë të universiteteve tona.”
Sipas Berishës, buxheti i shtetit i ka mundësitë për të rritur pagat, nëse fondet nuk do të shkonin për projekte si ai i inceneratoreve.
“Në Shqipëri qindra milionë euro vidhen për tre djegësa që nuk ekzitojnë, vidhen miliona euro dhe shpërdorohen nga të cilat 4 milionë për xhepin e syrin e Ramës në instalacionin e drurit, 6 milionë euro për satelitet se sytë nuk lejojnë të shikojnë katet shtesë nga toka. Pra e vërteta është se para ka, por ato nuk shkojnë në destinacionin e duhur, nuk shndërrohen në rroga, në bursa, në pensione për punonjësit në Shqipëri, por shndërrohen në fonde që vidhen dhe shpërdorohen nga qeveritarët.”
Edhe kreu i partisë së lirisë Ilir Meta mbështeti protestën e pedagogëve, duke u bërë apel të gjithë qytetarëve, të ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre.
“Jemi me çdo protestë që zhvillohet në Shqipëri dhe inkurajoj edhe njeherë pedagogët dhe grupet e interesit të shfrytezojnë hapësirat që u jep kushtetuta për të mbrojtur të drejtat e tyre.”
Kreu i PD Berisha dhe aleati i tij Ilir Meta edhe sot folën për organizimin e protestave kombëtare kundër qeverisë, por deri më tani ende nuk ka një datë se kur do të mbahet tubimi i parë.