Pak lëvizje në pikat kufitare/ Shkak ndërprerja e punës në dogana nga autoritetet greke

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pak lëvizje në pikat kufitare/ Shkak ndërprerja e punës në dogana nga autoritetet greke

Paralajmërimi për vonesa dhe ndërprerje të punës nga autoritete greke këtë të martë, në pikat kufitare me Greqinë, duket se nuk ka shkaktuar probleme deri më tani.

 

Nga vëzhgimi që Vizion Plus bëri, në orët e para të paradites, pika doganore e Kapshticës ishte thuajse bosh, me lëvizje të pakta mjetesh të vogla dhe po ashtu pak mjete të transportit të mallrave.

 

Advertisement

Efekte kalimi ne pikat kufitare

 

Sipas qytetarëve, kalimi bëhet normalisht në anën greke, por kësaj radhe të dhënat e tyre regjistrohen në mënyrë manuale.

 

Advertisement

“Unë po vij nga Follorina, kalova pa probleme, nuk kishte probleme fare”, tha një qytetar.

 

“Unë po kthehem nga Selaniku, kalova pa probleme fare”, u shpreh një tjetër.

 

Advertisement

Sipas policisë kufitare, nga komunikimi me autoritetet greke të Kapshticës, mund të kenë vështirësi për të hyrë në Greqi deri në orën 18:00, shtetasit shqiptarë me pasaportë shqiptare, të cilët nuk e kanë shkelur më parë tokën greke.

 

E njëjta panoramë është në piken kufitare të Kakavijës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy