
Një tjetër video e mrekullueshme vjen nga Gjiri i Vlorës.
Një tufë delfinësh janë rastisur sërish gjatë udhëtimit të pushuesve.
Advertisement
Familja e delfinëve ka shoqëruar një gomone me në bord 8 persona të cilët po shkonin në drejtim të gadishullit të Karaburunit, pranë gjirit të Gramës.
Familja e delfinëve i ka shoqëruar prej disa minutash, duke notuar poshtë gomones së tyre dhe më pas është larguar.
Advertisement
Klima e ngrohtë e këtyre ditëve ka bërë që të jenë të shumta rastet të daljes së delfinëve në sipërfaqe duke dhuruar akrobaci ose duke u ndeshur me turistët e shumtë që vizitojnë ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit.
Advertisement