Pamje të rënda- Makina përplas biçikletën/ I moshuari përfundon poshtë rrotave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamje të rënda- Makina përplas biçikletën/ I moshuari përfundon poshtë rrotave

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Berat.

 

Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit,në rrugën e re në lagjen “Çelepis”.Mjeti,tip Fuiristradë Tuareg,me targa AA 661 ZD,ka goditur një të moshuar që qarkullonte  me biçikletë.

 

Advertisement

I moshuari është hedhur fillimsht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës.Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës,ku përfundoi pas përplasjes së rëndë.

 

I plagosuri,identiteti i të cilit nuk dihet ende,është transportuar me ambancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit,në gjendje të rëndë.Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie,që po kryejnë veprimet hetimore,për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit,ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

 

Advertisement

 

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy