Pamje të rënda/ Mediat greke publikojnë foton e shqiptarit që u plagos nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamje të rënda/ Mediat greke publikojnë foton e shqiptarit që u plagos nga policia

Mediet greke kanë publikuar pamjet, që tregojnë 30-vjeçarin shqiptar, Esmin Ferhati, të shtrirë në rrugë mes gjakut, ndërsa forcat special greke EKAM i japin ndihmën e parë.

 

Sipas informacioneve, gjatë operacionit shqiptari ka tentuar të arratiset nga Universiteti Politeknik por u përball me forcat e Policisë.

 

Advertisement

Esmin Fethati, i njohur ndryshe me nofkën “Esko” u qëllua me armë zjarri mëngjesin e djeshëm nga oficerja e policisë, e cila sipas medieve greke e qëlloi shqiptarin për tu vetëmbrojtur, pasi ky i fundit e sulmoi me kaçavidë, pasi kishte tentuar të largohej nga zona për t’i shpëtuar arrestimit.

 

Siç raportojnë mediet greke gjithçka nisi dje në kuadër të operacionit policor të policisë së Atikës, e cila kontrolloi kampusin universitar të Athinës pas dyshimeve se aty fshiheshin grabitës dhe shpërndarës droge.

 

Advertisement

Nga operacioni u arrestuan në total 22 persona, pjesëtarë të bandës shqiptare me në krye 30-vjeçarin Esmin Ferhati.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy