Pano Soko: Rama populist, po i merr shpirtin konsumatorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pano Soko: Rama populist, po i merr shpirtin konsumatorit

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko i konsideron populiste deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të mazhorancës për menaxhimin e krizës së rritjes së çmimeve.

 

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis”, Soko iu drejtuar qytetarëve se janë ata që paguajnë çdo rritje kostojë të biznesit.

“Është e gjitha populizëm. Qytetarët duhet ta kenë parasysh se çdo rritje e kostos së biznesit, nuk e paguajnë bizneset, por e paguajnë ata. E paguajnë te produktet dhe shërbimet që marrin. Shërbimet, biznesi nuk i bën që ti ha vetë, por për t’ia shitur qytetarit. Çdo kosto i transferohet qytetarit. Në çdo moment, kur të dëgjojnë që ju rrit kostoja biznesit të madh, biznesit të mesëm, etj., të gjitha këto i përkthejnë me të njëjtën valencë te xhepi i tyre.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy