Paradoksi/ Bashkia e Kukësit rrit taksat në kulmin e krizës nga pandemia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paradoksi/ Bashkia e Kukësit rrit taksat në kulmin e krizës nga pandemia

Edhe pse 2020 është viti I krizës më të madhe ekonomike për shkak të pandemisë, ky fakt nuk e ka penguar bashkinë Kukës, zona më e varfër e Shqipërisë të propozojë rritje taksësh.

Në relacionin e përgatitur nga drejtoria e taksave dhe tarifave vendore në këtë bashkië është parashikuar që biznesi për vitin që vjen të përballet me disa kosto të shtuara.

Bëhet fjalë për taksën e infrastrukturës për ndërtimet e reja, e cila nga 4 rritet në 6 %.

Në projektvendim është parashikuar për ndërtimet me qëllim banimi apo biznesi, por që nuk janë për qëllime turistike është propozuar taksë 6 % e cmimit të shitjes.

Advertisement

Por bashkia nuk mjaftohet me kaq. Në relacion është parashikuar edhe një taksë e përkohshme, për linjat ajrore dhe nëntokësore, sic janë linjat e telefonisë, energjisë, apo internetit.

Ky projektvendim I drejtorisë së taksave dhe tarifave vendore ka gjetur miratimin nga këshilli bashkiak.

Në këto kushte bashkia Kukës institucioni I vetëm që në një kohë krize vendos të rrisë taksat. Në llogjikën e tregut, rritja e taksave përkthehet në një rritje fundore e cmimeve, që paguhet nga qytetarët.

Qarku Kukës është zona e varfër e Shqipërisë dhe me numrin më të lartë të fmailjeve që përfitojë ndihmë ekonomike. bashkia e qytetit është I pari institucion që shkon në linjë të kundërt me të gjtiha institucionet e tjera në vënd, të cilat kanë krijuar letësira për biznesin që u trondit fort nga kriza ekonomike.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy