Parakalimi i gabuar shkaktoi tragjedinë në aksidentin e “vdekjes” Thumanë-Fushë Krujë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parakalimi i gabuar shkaktoi tragjedinë në aksidentin e “vdekjes” Thumanë-Fushë Krujë

Parakalimi i gabuar duket se është shkaku i aksidentit fatal që u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

 

Në këtë aksident u përfshinë tre mjete të ndryshme. Duket se parakalimi i kryer nga Klenat Sako, drejtuesi i mjetit Volksvagen, është shkaku i ngjarjes së rëndë.

 

Advertisement

Për pasojë u përplasen edhe dy mjete Benz të cilët drejtoheshin nga Seat Bizi dhe makina tjetër që drejtohej nga Dervish Allamani.

 

Ky i fundit si pasojë e plagëve të shumta, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

 

Advertisement

Ndërkohë në spital janë edhe dy të plagosur të tjerë. Një prej tyre ndodhet në gjende të rënduar në reanimacion me fraktura të shumta, ndërsa e plagosura tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

 

Nga pamjet duket se përplasja ishte e fortë, ku një nga mjetet është shkatërruar totalisht.

 

Advertisement

Ky aks rrugor konsiderohet si një ndër më të rrezikshmit në vend. Po në afërsi të këtij vendi, përpara pak ditësh u shënua një tjetër aksident me 5 viktima.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy