Paralajmëron avokati i Lefter Kokës/ “Shumë shpejt do merrni vesh fakte të pa publikuara më parë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmëron avokati i Lefter Kokës/ “Shumë shpejt do merrni vesh fakte të pa publikuara më parë”

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, prej 10 muajshqendron në paraburgim,i akuzuar ne aferen e inceneratorëve.

 

Ditën e sotme avokati i ish-ministrit, në një deklaratë për mediat është shprehur se shumë shpejt njerëzit do të marrin vesh të vërtetën, lidhur me fakte që nuk i kanë dëgjuar më parë.

 

Advertisement

Sipas tij deri tani janë dëgjuar vetëm akuzat politike, por në Gjykatën do të paraqiten fakte të reja.

 

“Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësim e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rënduara shëndetësore. Siç e dini kjo gjyaktë vendosi rrëzimin e kërkesës ditën e premte. Në këto kushte ne si mbrojtje, si ekip ligjor i zotit Koka, ne do të kërkojmë që çështje të shkojë për gjykim me themel. Ai nuk mund të vazhdojë të jetë në kushtet e  paraburgimit, i vetmi përson që priti dënimin në shtepinë e vet dhe e mori me qetësinë. Në një shoqëri demokratike ku ligji do mbizotëronte, Koka sot do të ishte i lire. Ne Gjykate do të keni mundësi të dëgjoni të vërtëten e zotit Koka.

 

Advertisement

Avokati shtoi se mbajtja në burg e Kokës në këtë mënyrë,në kushte të rënda shëndetësore është tërësisht i padrejtë, pasi deri tani ndaj tij ka vetem akuza politike”, tha avokati.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy