Parashikimi i motit për sot, 16 shtator 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parashikimi i motit për sot, 16 shtator 2021

Ditën e enjte moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira në zhvillim përgjatë maleve. Në mesditë, në majat e maleve në verilindje, do të ketë reshje të izoluara shiu. Era do të fryjë me drejtim juglindje-perëndim me shpejtësi nga 1 deri 8 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë. Temperaturat parashikohen në vlerat e mëngjesit nga 14 deri 32 gradë Celcius.

 

Në rajonin e Ballkanit do të ketë ndikim të dy masave ajrore të ndryshme. Njëra me presion të lartë e pozicionuar në Mesdhe dhe tjetra e paqendrueshme me qendër në veriperëndim të Ballkanit. Kështu pjesa më e madhe e vendeve do të ketë mot me vranësira e diell, ndërsa përkohësisht në male, dhe në pjesën veriperëndimore do të ketë reshje shiu.

 

Advertisement

Europa Perëndimore dhe ajo qendrore do të kenë mot të kushtëzuar nga sistemet frontale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy