Parlamenti debat për Kosovën, ndërsa Basha përplaset me Gaz Bardhin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parlamenti debat për Kosovën, ndërsa Basha përplaset me Gaz Bardhin

Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla ende nuk ka marrë një vendim se kush është kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

 

Dhe kjo paqartësi që vazhdon prej më shumë se një muaji solli përplasjen më të fortë mes Lulzim Bashës e Gazment Bardhit, dy politikanët demokratë që sot pretendojnë drejtimin e grupit të PD.

 

Advertisement

LULZIM BASHA

“Jepni fund kësaj maskaradë është detyra juaj të shpreheni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor siç e keni për detyrë. Ose nëse keni vendosur kulisat tuaja të errëta të aleancave të kullave e non gratave, dilni e thojuni se jeni pjesë e aleancave”

 

GAZMENT BARDHI

Advertisement

“Të jem i sinqertë u emocionova shumë, nga aleanca e kullave, parafolësi është i vetmi që ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për aleanca kullash numëro katet e kullave të tuaja në kullën më të shtrenjtë të Tiranës tënden dhe familjarëve të tu.”

 

Ndërsa lideri i opozitës Sali Berisha, i cili tashmë ka njohur Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar, shfrytëzoi seancën për të kritikuar kryeministrin Edi Rama për deklaratën e tij për veriun e Kosovës në “Financial Times”.

 

Advertisement

SALI BERISHA

“Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë.
Por t’ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun, flai jetën për t’u bërë i pavdekshëm Afrim Bunjaku?”

 

Javën e ardhshme parlamenti do të organizojë një seancë të posaçme për Kosovën e mazhoranca e opozita do të synojnë të miratojnë një rezolutë të përbashkët kundër aktit terrorist të 24 shtatorit, ku humbi jetën një polic shqiptar.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy