Pas 10 orëve udhëtim, avioni i Blinken zbret në Rinas, pritet nga ministri Igli Hasani, kjo është axhenda e sekretarit amerikan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas 10 orëve udhëtim, avioni i Blinken zbret në Rinas, pritet nga ministri Igli Hasani, kjo është axhenda e sekretarit amerikan

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken viziton sot për herë të parë vendin tonë, ndërkohë që avioni zbriti sipas orarit të caktuar në tokën shqiptare, pas 10 orësh udhëtim.

Në Rinas, Blinken u prit nga ministri Igli Hasani.

Gjatë vizitës që pritet të zgjasë disa orë, pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edh një konferencë të përbashkët për shtyp.

Axhenda:

Advertisement

SEKRETARI ANTONY J. BLINKEN

Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.

Ora 13:35 Sekretari Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Sekretari Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Advertisement

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:35 Sekretari Blinken mban fjalim në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Sekretari Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 pasdite Sekretari Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Advertisement

Kjo ngjarje do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen kryesore të Departamentit dhe Kanali YouTube.

Ora 18:10 Sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, Shqipëri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy