Pas Gjeniut të Vogël vjen i madhi/ Spektakli ngjit në skenë të apasionuarit pas muzikës mbi 35-vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas Gjeniut të Vogël vjen i madhi/ Spektakli ngjit në skenë të apasionuarit pas muzikës mbi 35-vjeç

Pas suksesit të një prej spektakleve më të ndjekura në ekranet shqiptare “Gjeniu i vogël”, Vizion Plus vjen sërish me një super produksion. Një tjetër talent shoë me të njëjtin format, por këtë herë me të talentuar mbi 35 vjeç vjen për t’ju surprizuar dhe për t’ju mbajtur të mbërthyer para ekranit çdo të enjte.

 

Ky spektakël do të moderohet nga Eva Murati, e cila këtë herë ka dalë nga kornizat e emisioneve sportive.

 

Advertisement

EVA MURATI

MODERATORE

“Bëjmë pak pushim nga sporti, bëjmë pak pushim nga Champions League dhe vazhdojmë aventurën me muzikën. Pas aventurës me Maratonën “Këngë Moj” vazhdojmë aventurën me Gjeniun e Madh. Për sa kohë është një program që përcjell vlerë, përcjell qytetari në të gjitha shtëpitë shqiptare absolutisht unë do jem atje dhe me gjithë dashamirësinë ju bashkova këtij projekti.”

 

Advertisement

Personazhet e përzgjedhur gjatë audicioneve që kanë ëndërr këngën dhe janë nga fusha të ndryshme të jetës, tashmë kanë mundësinë që me ndihmën e artistëve profesionistë të ngjiten në skenën e “Gjeniut të Madh”.

 

EGZONA ADEMI

KENGETARE

Advertisement

“Për mua është eksperiencë e re sepse kemi disa vite që punojmë me fëmijë të vegjël. Dhe tani me të rriturit është një eksperiencë tjetër sepse ata kanë kaluar më shumë në jetë dhe gjëja e bukur është se ata tashmë kanë një ëndërr që nuk e kanë realizuar diku në një skenë dhe mendoj që është diçka shumë e bukur dhe jam shumë e lumtur dhe entuziaste të shohim çfarë do të ndodhë.”

 

 

Teksa po bëhen përgatitjet e fundit përpara natës së parë, ky program vjen edhe me risi.

Advertisement

EVA MURATI

MODERATORE

“Janë njerëz që nuk janë ngjitur asnjëherë në skenë por që gjithmonë e kanë pasur atë dëshirën e madhe dhe ne po bëjmë një gjë shumë të rëndësishme po bëjmë një ëndërr realitet. Dhe një gjë tjetër shumë e rëndësishme është që orkestra do të jetë live, çdo performancë do të jetë me orkestër live dhe këngëtarët do të këndojnë si profesionistë të vërtetë.”

 

Advertisement

Talentet e përzgjedhur nga katër anëtarët e jurisë , javë pas jave do të garojnë me njeri-tjetrin duke patur një formule të thjeshtë eliminimi. Dy më të pavotuarit e natës, kalojnë në sfidë, ku vetëm njëri fiton të drejtën e vazhdimit të garës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy