Pas Këlliçit, edhe Boçi dorëzon mandatin / Gati për të garuar për Bashkinë e Elbasanit, ja kush e zë vendin e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas Këlliçit, edhe Boçi dorëzon mandatin / Gati për të garuar për Bashkinë e Elbasanit, ja kush e zë vendin e tij

Një ditë pas Belind Këlliçit, edhe Luçiano Boçi ka dorëzuar mandatin e deputetit, për të garuar në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Elbasanit.

 

Lajmin e ka konfirmuar vetë Boçi në një postim në rrjetin social, ku ka deklaruar se do të vijojë rrugën për të fituar Bashkinë e Elbasanit.

 

Advertisement

Dorëzoj mandatin që ma dhanë në 25 prill 2021 me votë masive qytetarët e Elbasanit për të nisur pa ndalim rrugëtimin drejtë FITORES së Bashkisë Elbasan”, shkruan Boçi.

 

Ai ndan edhe një pjesë të fjalës së tij të fundit, që mbajti ditën e djeshme në seancën plenare.

 

Advertisement

Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë… i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj.’, tha Boçi.

 

Luçiano Boçi do të garojë për Bashkinë e Elbasanit nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut aktual Gledis Llatja. Ndërsa vendin e tij si ligjvënës pritet ta zërë emri pasues në listë, Qani Xhafa.

 

Advertisement

Ndërsa Belind Këlliçi do të jetë përballë Erion Veliajt në garë për bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës. Në vend të tij pritet të ulet Asllan Dogjani.

 

Ndërkohë që mandatin pritet ta dorëzojë edhe deputeti tjetër i PD, Zef Hila, i cili do garojë për bashkinë e Vaut të Dejës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy