Pas Korçës, të shtëna me armë zjarri edhe në Fushë-Krujë, një i plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas Korçës, të shtëna me armë zjarri edhe në Fushë-Krujë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Fushë-Krujë. Raportohet për të paktën 1 person të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake i plagosuri ka qenë duke lëvizur me motomjet, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy