Pas më shumë se 5 orësh kërkime në lumin Buna/ Gjendet trupi i pajetë i 75-vjeçarit në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas më shumë se 5 orësh kërkime në lumin Buna/ Gjendet trupi i pajetë i 75-vjeçarit në Shkodër

Pas më shumë se 5 orësh kërkime në lumin Buna, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të 75-vjeçarit me iniciale N. Ç.

 

Policia njofton se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Advertisement

Trupi i pajetë i shtetasit N. Ç. u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

 

Shkodër/Informacion shtesë

 

Advertisement

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, sipas të cilit, dyshohej se ishte vetëmbytur në lumin Buna, shtetasi N. Ç., 75 vjeç, ju bëjmë me dije se:

 

Pas më shumë se 5 orësh kërkime të pandërprera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në rrjedhën e lumit Buna, trupin e pajetë të 75-vjeçarit, i cili nga këqyrja, u konstatua pa shenja dhune.

 

Advertisement

Trupi i pajetë i shtetasit N. Ç. u dërgua në IML, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

 

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy