Pas pushimeve, nis kthimi në Greqi i emigrantëve shqiptarë, fluks në Kapshticë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas pushimeve, nis kthimi në Greqi i emigrantëve shqiptarë, fluks në Kapshticë

Shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi po rikthehen në vendet e tyre të punës.

Ky rikthim ka sjellë dhe fluks në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës,  aq sa gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj pike kufitare drejt vendit fqinj kanë dalë 5573 shtetas shqiptarë e të huaj.

 

Ndërkohë që kanë hyrë 3535 shtetas. Për të përballuar fluksin në ritje tashmë në dalje policia kufitare punon me pesë sportele ndërsa në hyrje me tre të tillë.

Advertisement

 

Autoritetet tona kufitare i kanë kërkuar palës greke të shtojë numrin e sporteleve me qëllim përpunimin e shpejtë të dokumentacioneve dhe për të evituar në maksimum rradhët e gjata.

 

Fluks të lartë në dalje ka pasur edhe gjatë ditës së sotme.

Advertisement

 

Nga ana tjetër vazhdon të jetë i lartë numri i hyrje daljeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burime zyrtare thanë se nga kjo pikë kufitare kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 7100 shtetas.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy