Pasi fitoi në Gjykatën e Strasburgut, KPA rikthen për gjykim çështjen e ish-prokurores Antoneta Sevdari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pasi fitoi në Gjykatën e Strasburgut, KPA rikthen për gjykim çështjen e ish-prokurores Antoneta Sevdari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në një seancë në dhomë këshillimi, vendosi sot të rikthejë nën shqyrtim në seancë publike çështjen e ish – prokurores Antoneta Sevdari, pas një kërkese për rishikimin e vendimit të shkarkimit të kësaj të fundit, drejtuar Kolegjit para rreth një viti.

Sevdari, e cila paditi në Gjykatën e Strasburgut KPA-në për shkarkimin e saj, fitoi 25 mijë euro dëmshpërblim.

Ndërkohë që këtë të hënë, trupi gjykues i KPA-së që shqyrtoi këtë kërkesë të Sevdarit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz anëtarë vendosi ta shqyrtojë çështjen më tej në seancë gjyqësore publike, në prani të palëve, kërkueses dhe Komisionerëve Publikë, më datë 11.03. 2024, ora 10:00.

Tre prej anëtarëve të trupës, gjyqtarët Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, kanë qenë pjesë e trupit gjykues që shkarkoi Sevdarin në vitin 2018. Schuetz dhe Çomo votuan për largimin e saj, ndërsa Ina Rama ishte në pakicë, duke e konsideruar vendimin të padrejtë.

Advertisement

Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”, por theksoi se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk mund të kthehet në një referencë kundër procesit të vetingut në tërësi./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy