Pasioni për sportin e hipizmit/ Gazmen Ibrahimi rrëfen vështirësitë e stërvitjes me kuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pasioni për sportin e hipizmit/ Gazmen Ibrahimi rrëfen vështirësitë e stërvitjes me kuaj

Hipizmi është një nga ato sporte që kërkon vullnet, dëshirë dhe aventurë për të qenë mes më të mirëve. Gazmen Brahimi është një nga pionierët e parë të shkollës së kalërimit në Shqipëri. Në stallën e tij ai ka 24 kuaj. Ai tregon se përveç adrenalinës që përjeton, krijon dhe një afeksion të papërshkrueshëm me kuajt. Pas 20 vitesh Gazment Brahimi trajnon të rinj dhe të reja për të ruajtur traditën dhe në të ardhmen.

 

GAZMEN BRAHIMI 

TRAJNER I HIPIZMIT

Advertisement

”Mund të them se në vitet e fundit, niveli i sportit të hipizmit në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Ka shumë grupmosha që kërkojnë të përfshihen dhe e frekuentojnë rregullisht qendrën tonë, por sigurisht mbështetje nevojitet akoma pasi ende nuk jemi në atë stad që ne duam pavarësisht që kushtet janë përmirësuar dhe infrastruktura gjithashtu.”

 

Ai tregon për “Vizion Plus” se cilat janë përfitimet që ky sport sjell tek çdo grupmoshë.

 

Advertisement

GAZMEN BRAHIMI 

TRAJNER I HIPIZMIT

“Përveçse në këtë sport ke të bësh gjithmonë me një qenie të gjallë që të ofron ngrohtësi në çdo moment, krijon një afrimitet një lidhje të ngushtë me këdo nga kuajt që ushtrohesh, kjo është ajo çfarë ka ndryshe nga çdo sport tjetër. Për këtë arsye quhet dhe sport elitar dhe jo si të tjerët. Ndërkaq dhe pjesa e aktivitetit fizik është e padiskutueshme.”

 

Advertisement

I pyetur për rifillimin e aktiviteteve kombëtarë, Brahimi u përgjigj:

 

GAZMEN BRAHIMI 

TRAJNER I HIPIZMI

Advertisement

”Këtë muaj kemi një garë në Darëzezë ku marrin pjesë shumë kalorës nga çdo grupmoshe dhe stërviten në disiplina të ndryshme. Ndërsa në Tiranë në muajt e ardhshëm do të zhvillojmë garën me pengesa.”

 

Shkolla e parë e kalërimit në Shqipëri daton që nga viti 2001. Synimi është organizimi i sa më shumë garave kombëtare.

 

Advertisement

PASIONI PER SPORTIN E HIPIZMIT

 

GAZMEN BRAHIMI RREFEN VESHTIRESITE E STERVITJES SE KUAJVE

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy