“Të gjuash në shenjë”/ Kampioni kombëtar i harkut rrëfen vështirësitë e këtij sporti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të gjuash në shenjë”/ Kampioni kombëtar i harkut rrëfen vështirësitë e këtij sporti

“Të gjuash në shenjë” ky është synimi i vetëm në mendjen e çdo harkëtari. Harku në lashtësi përdorej për tu ushqyer apo për të mbrojtur veten ndërsa sot është kthyer në një aktivitet sportiv shumë zbavitës.

Ky është Jurgen Hoxha, kampion kombëtar, i cili çdo ditë stërvitet në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, në mungesë të një infrastrukture të posaçme për këtë sport. Në një intervistë për “Vizion Plus” ai tregon se niveli i harkëtarëve në Shqipëri është i mirë, por kushtet mungojnë.

 

JURGEN HOXHA

Advertisement

KAMPION KOMBËTAR NË HARK

“Mund të them se niveli i harkut në Shqipëri sa vjen e po rritet. Kemi marrë pjesë në lojërat mesdhetare, një arritje shumë e madhe për një vend si Shqipëria. Kemi marrë pjesë në kampionate europiane dhe synime janë gjithmonë maksimale. Sa i përket mbështetjes përveç një burse minimale që marrim nga komitetit olimpik çdo gjë tjetër, çdo shpenzim është në kurrizin tonë.”

 

Hoxha thotë se harku sjellë një sërë përfitimesh në çdo kategori njerëzish që e praktikon.

Advertisement

 

JURGEN HOXHA

KAMPION KOMBËTAR NË HARK

“Si çdo sport tjetër dhe sporti i harkut sjellë një shumë përfitime veçanërisht fizike. Megjithatë përveç kësaj pjese, rrit fleksibilitetin, përqendrimin, saktësinë.”

Advertisement

 

Në fund kampioni jep dhe një mesazh për të mbështetur dhe më shumë këtë sport në të ardhmen.

 

JURGEN HOXHA

Advertisement

KAMPION KOMBËTAR NË HARK

“I bëj thirrje çdo institucioni që të shoh dhe sportin tonë, të mbështesin sadopak ashtu sikundër kemi parë në shumë vende të botës. Mbështetje minimale për të zhvilluar sportin e harkut dhe në Shqipëri.”

 

Në vendin tonë sporti i harkut u praktikua për herë të parë në vitin 2008 ndërsa mori një hov të madh zhvillimi në vitin 2015.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy