
Zgjedhjet vendore të 14 majit në përgjithësi kanë qenë të qeta. Incidentet kanë qenë shumë të pakta dhe minore, të cilat janë zgjidhur shumë shpejt.
Por në këto zgjedhje, pritshmëritë e koalicionit opozitar ishin mjaft të larta për të qenë fitimtar në një pjesë të konsiderueshme të bashkive.
Parashikimet e tyre duket se nuk kanë dalë, pasi deri në orën 05:45 të mëngjsit të kësaj të hëne, “Bashkë Fitojmë” kryeson vetëm në Has, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirëditë, Memaliaj, Peqin, Rrogozhinë, e Kuçovë.
Ndërkohë që Partia Demokratike zyrtare, e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj nuk kryeson në asnjë nga bashkitë e vendit.
Pjesa tjetër e qeverisjeve vendore, plot 52 bashki, kryesohen nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.
Në Finiq, aty ku PS nuk nxorri asnjë kandidat pasi ja la minoritetit grek, kryeson Romeo Çakul nga Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen.