Pastruesja milionere/ Berisha: Rozeta Dobi është kërcënuar për të mos folur, të shpallet e penduar e drejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pastruesja milionere/ Berisha: Rozeta Dobi është kërcënuar për të mos folur, të shpallet e penduar e drejtësisë

Berisha ne nje dalje per mediat nga selia blu tha se pastruesja Rozeta Dobi e arrestuar pasi ka grabitur qindra milione leke ne vilen e zyrtares se larte Alda Klosi, ka marrë kërcënime dhe se qeveria ka bërë çdo përpjekje për t’i mbyllur gojën.

 

Janë bërë me dhjetëra kronika, me dhjetëra raportime, por një enigmë ku qëndron edhe çelësi i të vërtetës, nuk është trajtuar në dimensionin e duhur.Nuk është trajtuar raporti Rozeta-kasaforta.Sipas të gjitha të dhënave, Alda Klosi ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte, se maniakët e parave, ndjehen komfort kur flenë në dyshekë të mbushur me parë, ose ajo i dha kodin e kasafortës. Ia dha në roje. Ia dha në mirëbesim.Pra, këtu qëndron edhe rebusi.Ndërkohë, Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë ëdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj.Gjithçka është bërë dhe ajo realisht e kërcënuar shumë.

 

Advertisement

Berisha kerkoi qe pastruesja e arrestuar te shpallet e penduar e drejtesise:

 

Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë. Çka nuk ndodh. Se kjo e lemerit Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy