Pasuria i “ha” kokën prokurorit Dritan Gina, gruaja e tij Rovena Gashi ishte shkarkuar në 2019

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pasuria i “ha” kokën prokurorit Dritan Gina, gruaja e tij Rovena Gashi ishte shkarkuar në 2019

Shkarkohet nga detyra prokurori Dritan Gina.

Komisioni I Pavarur I Kualifikimit vendose në fund të procesit të vlerësimit të figurës së Gine bazën e tre komponenteve që të mos e konfirmojë atë në detyrën e prokurorit.

Procesi i verifikimit nxorri probleme për Dritan Ginën deklarimin e pasurive dhe balanca negative në vlera të mëdha. Po kështu pati edhe një raport negativ të DSIK që ngrinte dyshime për favorizim të të proceduarve dhe veprime korruptive.

Vetë Gina kundërshtoi gjetjet e Komisionit.

Advertisement

Në seancën ë marrjes së vendimit këtë të mërkurë Dritan Gina tentoi të hynte me forcë në sallë, por nuk u lejua të hynte në sallë, teksa nuk kishte as Kartë Identiteti.

Dritan Gina e nisi karrierën si prokuror në Lushnje në vitin 2003,. Më pas ai  ka ushtruar funksionine  prokurorit në Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe së fundmi prokuror në Tiranë.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Rovena Gashi u shkarkua me vendim të formës si prokurore në maj të vitit 2019, pasi nuk justifikonte pasurinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy