“PD e ndau Amerika”/ Klosi: 8 janari është një mbledhje për ta përzënë Bashën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“PD e ndau Amerika”/ Klosi: 8 janari është një mbledhje për ta përzënë Bashën

Ish kreu i SHISH, Fatos Klosi e ka cilësuar protestën e 8 janarit një përpjekje për të treguar që Lulzim Basha nuk është më kryetari i PD.

 

Në studione “Quo Vadis” Klosi u shpreh se shumica nuk e do Bashën dhe gjetën protestën si zgjidhje për ta përzënë.

 

Advertisement

“8 janari është një mbledhje për ta përzënë Bashën. Këtu politikkanët duan ta mbajën pozitën përjetë Shembuli konkret është Berisha. Në protestë pashë njerëz të vuajtur me shpresën se partia do marrë pushtetin e do iu sajojë ndonjë punë. Nuk pashë aty intelektualët e PD. ikën sa erdhi policia”, tha Klosi.

 

Mes të tjerash ai theksoi se protesta në selinë blu ishte një përballje e fortë për pushtet brenda Partisë. Sipas tij ishte Amerika që me shpalljen “non grata” të Berishës,  ndau PD.

 

Advertisement

“Ju iu ndau Amerika. Nëse s’ do kishte bërë atë veprim Amerika, ju do ishit akoma bashkë”, iu drejtua Klosi, anëtarit të Komisonit të Rithemelimit, Keltis Kruja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy