PD merr seli të re?! Azgan Haklaj: Gjykata u shpreh, Berisha s’përfaqëson asgjë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD merr seli të re?! Azgan Haklaj: Gjykata u shpreh, Berisha s’përfaqëson asgjë!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ka deklaruar se Sali Berisha nuk përfaqëson më asgjë. I ftuar në emisionin 7pa5 në Vizion Plus, Haklaj komentoi lidhur me situatën e krijuar në PD pas vendimit për vulën.

 

Sipas tij, Berisha ligjërisht nuk është më as përfaqësues i “Foltores”, pasi nuk ka tagër të marrë këtë të drejtë.

 

Advertisement

“Gjykata me vendimin që dha i dha të drejtën opinionit publik që Berisha nuk është as kryetar i “Foltores” sepse është grupi i ‘Themelimit’, i cili ka kërkuar targin e përfaqësimit. Nuk kemi dy palë apo dy entitete juridike, por kemi një PD dhe kemi dy palë kërkuese dhe ankimuese, që kërkojnë tagrin e përfaqësimit. Kërkuesi, grupi i ‘Themelimit’ nuk kishte tagër të merrte të drejtën e përfaqësimit, për shkakun se ka disa shkelje ligjore të vërtetuara tashmë”, deklaroi ai.

 

Ai theksoi gjithashtu se Berisha tentoi të rrëmbente partinë, por vendimi i Gjykatës ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve për fatin e PD.

 

Advertisement

 

“Lulzim Basha ka bërë një hap prapa me mendimin që do bënte një hap prapa edhe pjesa tjetër, konkretisht Sali Berisha i cili kërkonte ta rrëmbente PD. U përpoq dy herë me dhunë, me 12 dhjetor të vitit 2021 dhe me 8 Janar 2022. Pasi dështoi përdori një kamikaz të drejtësisë, Agron Zhukrin dhe me ‘dryn kopil’ kyçi PD dhe gjykata ka gjetur çelësin për të hapur derën”, deklaroi ai.

 

KQZ vendosi që të njohë Lulzim Bashën si kreun e PD duke e konsideruar të drejtë legjitime që ai të delegojë kompetencat tek palët e treta për regjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy