PD publikon videon: Kandidati në Dibër është poshtërimi që Berisha ju bën demokratëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD publikon videon: Kandidati në Dibër është poshtërimi që Berisha ju bën demokratëve

Partia Demokratike  ka ngritur akuza ndaj ish kryeministit Sali Berisha lidhur me kandidatin për kryetar bashkie të Dibrës.

 

Sipas PD, Kandidati në Dibër është poshtërimi që Berisha ju bën demokratëve.

 

Advertisement

Në reagimin e Partisë Demokratike thuhet se kandidati për Dibrën’ është bashkëshorti i prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër’.

 

“Kandidati i Dibrës është poshtërimi që Berisha iu bën demokratëve.

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Advertisement

 

Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg.
Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë.
Po zgjodhe Sali Berishën e Ilir Metën mban Edi Ramën. Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën”, thotë PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy