PD rrezikon zgjedhjet lokale/ Celibashi: Presim deri në mesnatë firmën e Bashës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD rrezikon zgjedhjet lokale/ Celibashi: Presim deri në mesnatë firmën e Bashës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të presë deri në mesantën e së shtunës që Lulzim Basha të firmosë deklaratën ku si kryetar i Partisë Demokratike angazhohet të përmbushë detyrimet që i lindin nga kodi zgjedhor.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

Advertisement

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

‘Vendimi që unë si komisioner do të marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë që i është dhënë PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët.  Do presim të kalojë afati 48 orë dhe menjëherë do të vendosim. Një ditë më pas është edhe çështje e aspektit të ngarkesës. Natyrisht duke pasur në vëmendje se ka një afat për regjistrimin e koalicioneve si dhe për kryetar këshilli apo anëtarë të këshillit bashkiak. Nuk mund të shkelen këto afate. Afati mbaron në orën 12.’, tha Celibashi.

 

Advertisement

Ilirjan Celibashi vendosi të mos rregjistrojë për zgjedhje PD-në me kryetar Lulzim pasi sipas tij disa dokumente ishin në shkelje të ligjit. Më kryesori ishte ai për deklaratën për respektim të  kodit zgjedhor, që nuk ishte me firmën e Lulzim Bashës por të komanduarit të tij, Enkelejd Alibeaj. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i la 48 orë kohë që ajo të firmoset nga Lulzim Basha siç ligji e përcakton.

 

Por kjo nuk ndodhi. Në përgjigje të Ilirjan Celibashit, PD shkruan se Lulzim Basha nuk është kryetar por për shkak të konfliktit brenda së djathtës, mos zhvillimit të zgjedhjeve për pasuesin e tij, i autorizuar për të kryetar detyrat e tij është Enkelejd Alibeaj.

 

Advertisement

Me këtë vendim ku Lulzim Basha refuzon të hedhë firmën e tij, gjasa është që PD e drejtuar nga Lulzim Basha të mos rregjistrohet për zgjedhje.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

Advertisement

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

“Ne kemi emëruar anëtarë të KZAZ-së personat që është paraqitur nga personi që është legjitim në komunikimin me KQZ-së. Indrit Sefa si përfaqësues i PD ka gjithë legjitimin. Edhe Selia e PD ka legjitimin dhe ndaj ne atje dërgojmë shkresat. Se kush rri në Selinë e PD-së kjo nuk është çështja jonë.  Për të mos pasur keqkuptim është e ndryshme nga çdo kërkesë tjetër dhe më së shumti për regjistrimin e një Partie politike në zgjedhje. Ne e bëjmë këtë sepse kështu duhet bërë, kështu e kërkon ligji”, tha Celibashi.

 

Advertisement

 

Beteja për rregjistrimin e PD-së pritet të zhvendoset në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. Nuk do të jetë e vetmja. Edhe Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha kundërshton vendimin dhe kërkon që rregjistrimi i saj të shqyrtohet në KAS.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy