“PD u financua me 500 mijë dollarë nga Rusia”/ Reagon Lulzim Basha: Ja e vërteta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“PD u financua me 500 mijë dollarë nga Rusia”/ Reagon Lulzim Basha: Ja e vërteta

Ish kreu i PD Lulzim Basha ka reafuar pas deklaratës së zyrtarit amerikan, se forca politike e drejtuar prej tij në vitin 2017 është financuar me 500 mijë dollarë nga Rusia.

 

Në një reagim në Twitter, Basha shprehet se PD në atë kohë nuk ka marrë asnjë financim të huaj, e aq më pak sipas tij burimi të jetë nga Moska.

 

Advertisement

Basha thotë se pas qarkullimit në media të këtyre pretendimeve, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja.

 

“Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE”, shkruan Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy