PD: Votat në Njësinë 8 në Tiranë u blenë tek një lokal, ja emrat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD: Votat në Njësinë 8 në Tiranë u blenë tek një lokal, ja emrat

PD vazhdoi edhe sot me denoncimet sipas saj të skemës kriminale të blerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit.

Belind Kellici deputet i zgjedhur, tha se aleanca kriminale Rama-Doshi-Rakipi tek Njësia 8 në Tiranë ka blerë vota me para cash, ka kërcënuar votuesish dhe ka mbledhur kartat e identitetit.

Këllici shtoi se 3 javë para zgjedhjeve kur PD kishte bërë denoncim SPAK nuk hetoi por lejoi deformimin e votës nga grupimi criminal në njësinë 8 në Tiranë.

 

Advertisement

Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për shtetasit Aleksandër Lipivani, Emiljano Dusha, Ardian Davidhi, Rexhep Spahiu, Marlind Shkreli dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë. Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Bashkinë e Tiranës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 jave përpara ditës së zgjedhjeve.

 

Sipas selisë blu  këta persona kanë krijuar në rrugën “Qemal Stafa”, Njësia administrative nr. 8 në Tiranë, në lokalin e quajtur “Lokali Nelit” një strukturë të mirëfilltë të blerjes së votës, shantazhit dhe kërcënimit, si dhe mbledhjes së kartave të identitetit.

 

Advertisement

Aleksandër Lipivani është funksionar i administratës publike i përfolur për korrupsion, ndërsa Emiljano Dusha dhe Ardian Davidhi zotërojnë shoqëri private që kanë përfituar rreth 20 milion euro tendera korruptivë dhe paratë e fituara prej tyre i përdorën për të blerë vota për Partinë Socialiste. Janë dhjetëra përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës dhe shantazhimit të votuesve.Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy