Pedadogët sërish në protestë/ Nuk heqin dorë nga kërkesa për rritjen e pagave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pedagogët dolën sërish në protestë këtë të mërkurë. Pasi dështuan në bojkot të sezonit të provimeve, ata iu rikthyen sërish të njëjtës rrugë.

 

Pedagogët u mblodhën përpara korpusit qendror në Universitetin Politeknik, për të përsëritur sërish kërkesat që lidhen me rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

 

Advertisement

ILDA KOLA

 

PEDAGOGE, FAKULTETI I INXHINIERISE MEKANIKE

 

Advertisement

“Kemi orën mësimore të paguara më pas se 50% krahasuar me rajonin dhe universitetet private në vend. Investime të pakta në mjediset e punës, laboratore, bibloteka”.

 

Këtë herë, pedagogët kërkuan që edhe studentët të ngrenë zërin për shqetësimet e tyre.

 

Advertisement

KASTRIOT KORRO

 

PEDAGOG NE UBT

 

Advertisement

“ U bëj thirrje studentëve të na bashkohen sepse ne ngihemi për ju dhe kjo qeveri të bëjë ashtu sic kaë bërë të gjitha qeveritë në rajon. Studentët të kompesohen me 100 dollarë minimumi në muaj. Nëse nuk mbështeten studentët nuk mund të kemi arsim cilësor dhe normalisht do të ikin.”

 

E kontaktuar nga Vizion Plus, Ministria e Arsimit deklaroi se është në shqyrtim të vazhdueshëm të secilës kërkesë të pedagogëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy