Pedagogët sërish protestë në 5 tetor: Duam rritje pagash

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pedagogët në Tiranë kanë paralajmëruar një tjetër protestë më datë 5 tetor para Universitetit Politeknik.

 

Organizatoret i bëne thirrje stafit akademik që ti bashkohen protestës për plotësimin e kërkesavë të tyre ku kryesorja mbetet rritja e pagave.

 

Advertisement

”Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik për ta bërë këtë profesion me misionarë të mirëpaguar, Misioni ynë nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditoreve. Të jemi bashkë për një vlerësim dinjitoz. Do qëndrojmë fort për të realizuar kërkesat tona legjitime. Larg interesit politik. Kolegët e unuiversiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin protestën të mërkurën, le ta bëjmë këtë godinë simbolin e qendresës akademike”.

 

Kryetari i sindikatës së punonjësve të universiteteve të Shqipërisë Sandër Kovaçi deklaroi se pegagogët janë penguar që të marrin pjesë në protestë.

 

Advertisement

Ka pasur shenja në mënyrë direkte për të mos marrë pjesë në grevë, të gjithë rangjet e drejtimit duhet të kenë parasysh këtë fakt. Si pjesëmarrje do të jetë e madhe, ka shumë angazhim e sensibilizim nga pedagogët. Nuk kemi sinjalizime as për rritje pagash as për kërkimin shkencor dhe rivlerësimin e orës mësimore. Sindikata e stafet presin rritje serioze dhe jo lëmosha si theksohet në mënyrë informale”

 

Pedagoget i kanë dërguar kryeministrit Rama dhe ministres së arsimit një peticion me 9 pika ku kërkojnë mbështetje financiare.

 

Advertisement

Por gjate një takimi me përfaqësues te stafeve akademike ministrja e Arsimit Evis Kushi ka propozuar vleresim sipas performances, gje qe eshte kundershtuar nga pedagoget.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy