Peleshi: Kemi dyshime të forta se zjarri në malin e Dukatit është vënë me qëllim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Peleshi: Kemi dyshime të forta se zjarri në malin e Dukatit është vënë me qëllim

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se riaktivizimi i zjarrit në malin e Dukatit mund të jetë i qëllimshëm.

 

Në një videomesazh, ai u shpreh se po punohet intensivisht që flakët të mos përhapen, ndërsa shtoi se në ndihmë ekipet kanë edhe një helikopter nga Holanda.

 

Advertisement

“Kemi nisur operacionin dhe me helikopterin që ka ardhur nga Holanda. Këtu jam me prefektin e Vlorës. Kemi pasur një qetësim të situatës dhe shuarje falë punës me shumë forca të ditës së djeshme të zjarreve në Karaburun. Gjatë mesnatës ka pasur një vatër të re në Gjirin e Gramës dhe një riaktivizim në malin e Dukatit. Tani po punojmë, pasi në mëngjesin e sotëm është gdhirë e rindezur. Kemi dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme. Do vazhdojmë deri në fund betejën tonë. Por ngelet e hapur ftesa për komunitetin që të identifikohen këta zjarrvënës që të marrin dënimin sipas ligjit.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy