Peleshi në Kuvend: Rrisim sërish pagat për ushtarakët në 2023

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Peleshi në Kuvend: Rrisim sërish pagat për ushtarakët në 2023

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit,ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2023, se vitin që vjen parashikohet një tjetër rritje për pagat e të gjithë ushtarakëve.

 

Peleshi shtoi se nga rritja e pagave perfitojne 7 mije ushtarake.

 

Advertisement

“Kam një lajm shumë të mirë për shtresën që përfaqësoj, për gjithë ushtarakët, rreth 7 mijë, që do të përfitojnë një rritje të re të pagës me këtë buxhet. Nga korriku ata marrin 30% më shumë pagë, në janar mbi këtë 30% shtohet edhe 7%. Pra është një rritje 40% e pagës. Nëse një ushtarak që merrte 500 mijë lekë në 2022, tani do të marrë 700 mijë lekë, kjo është për pagën më të ulët, dhe vijon për të gjithë deri në pagat e pagave më të larta. Ky është një vizion i qeverisë shqiptare. Kryeministri e ka thënë dhe po e mbajmë këtë fjalë që do të rrisim cdo vit pagat e Forcave të Armatosura, pavarësisht se jemi në kushtet e një buxheti rezistence, pra do të rritne çdo vit deri sa të kalojmë vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra, pagat të jenë dinjitoze, Forcat tona të jenë dinjitoze”, tha ministri Peleshi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy